Pirja e cigares nxit humbjen e dëgjimit NULL NULL 14.03.2018 19:07 14.03.2018 19:07 Pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun e humbjes së dëgjimit. Kështu thotë një studim i ri në Japoni, raport i cili thekson se rreziku i tyre për tu bërë i shurdhër ose për të humbur aftësinë e tyre për të dëgjuar në mënyrë të qartë, ulet kur duhanpirësit heqin dorë nga cigaret, njofton Klan Kosova. Gjetjet japoneze, që rrjedhin nga të dhënat e më shumë se 50.000 njerëzve shtojnë listën në rritje të rreziqeve të njohura të pirjes së duhanit. Ky rrezik i humbjes së të dëgjuarit , figuron tek të rriturit deri në 60 për qind, njofton Klan Kosova.