Pilotit i ndalohet të fluturojë pasi lejoi një vajzë të bëjë foto në kabinë NULL NULL 05.11.2019 10:25 05.11.2019 10:25 Një piloti kinez i është ndaluar të fluturojë pasi një foto ku shihet një pasagjere e ulur në kabinë u bë virale. Fotografia është bërë në janar në një fluturim të Air Guilin nga qyteti Guilin për në qytetin Yangzhou, thanë mediat shtetërore. Fotografia në fjalë u përhap gjerësisht këtë javë – duke bërë që linja ajrore të ndërmarrë masa. Aty shihet një grua, e cila besohet se është duke u trajnuar për stjuardesë në Universitetin e Guilinit, që pozon në kabinën me pije freskuese të shtruara pranë saj. Air Guilin tha në një deklaratë se piloti kishte shkelur rregullat e sigurisë së ajrit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete 'Venusi i Kolobrzegut' - figurina 6 mijë vjeçare e zbuluar në Pomerania i emocionon shkencëtarët 6 days
Kuriozitete Pse disa mace bëhen shoqëruese llafazane, ndërsa të tjerat duken më të rezervuara? 7 days