Pikturojnë me gjithçka përveç duarve NULL NULL 31.07.2018 15:05 31.07.2018 15:05 Artistët zbulojnë teknika të jashtëzakonshme për të krijuar art. Disa artistë mund të duken të çmendur me idetë e tyre sepse shpesh janë të gatshëm të sakrifikojnë shëndetin e tyre dhe të helmojnë veten me ngjyrë vetëm për të krijuar një kryevepër të re. Në botën moderne, ju mund të gjeni mënyra të ndryshme për të shprehur veten tuaj por mënyra se si këta artistë pikturojnë është me të vërtetë unike, transmeton Klan Kosova. Artistja amerikane, Natalie Irish, nuk mund ta imagjinojë jetën e saj pa dhënë puthje dhe pa vënë buzëkuq edhe në jetën e saj të përditshme. Ajo zbuloi këtë teknikë unike në vitin 2011 dhe u bë pioniere e pikturimit me buzë. Irish përdor të buzëkuq për të krijuar imazhe të ndryshme duke puthur pëlhurën. Sekreti i saj i suksesit është se ajo nuk përdorë teknika të zakonshme. Artistja amerikane mund të bëjë kryevepra nëpërmjet puthjeve. Ani K është një artist indian. Sipas tij, ai u frymëzua nga një artist i suksesshëm që humbi duart dhe filloi të pikturojë me këmbët e tij. Në fillim, Ani u përpoq të pikturojë me hundën e tij mirëpo kjo teknikë tashmë ishte duke u përdorur nga artistë të tjerë. Kësisoj, ai e kuptoi se mënyra më e përshtatshme për të pikturuar ishte duke e përdorur gjuhën e tij. Kishte vetëm një problem gjatë përdorimit të kësaj teknike, ngjyra në gojë mund ta helmojë atë. Pas çdo vepre, krijuesi Ani K, ndjehet shumë i sëmurë. Nganjëherë ai humb edhe vetëdijen. Martin Sodoms është një artist i jashtëzakonshëm nga Capetown. Ai ishte duke punuar në mjekësi kur jeta e tij ndryshoi papritur. Në dhjetor të vitit 1996 ai kishte thyer qafën në një aksident me veturë. Megjithatë, ai nuk u dorëzua pas aksidentit, kështu që ai filloi të pikturojë me gojën e tij. Vetëm shikoni veprat e tij të mahnitshme dhe të detajuara! Është e vështirë të besohet se këto vepra u pikturuan me gojë. © Martin Sodoms / facebook