Piktura perëndimore në ndërtesat e rrënuara të Sirisë NULL NULL 08.09.2015 23:00 08.09.2015 23:00 Artisti sirian, Tammam Azzam, ka gjetur një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë e tij kundër luftës në Siri. Duke përdorur piktura të famshme nga bota perëndimore nëpër ndërtesa të bombarduara, Azzami mundohet të “tërheqë vëmendjen për tragjedinë e Sirisë”. Puna e tij më e famshme është “Freedom Graffiti”, që tregon pikturën e njohur të Gustav Klimt “The Kiss”, në një ndërtesë siriane të bombarduar, transmeton Klan Kosova. “Unë zgjedha këtë pikturë që njihet si një ikonë e dashurisë”, është shprehur Azzam. Ai tregon se është kritikuar pse ai përdorë kryevepra të perëndimorëve, por ai shprehet se “ne të gjithë jemi qyetatërë të të njëjtës botë”.