Pijeni çajin me gjethe ulliri NULL NULL 20.05.2015 10:04 20.05.2015 10:04 Gjethet e ullirit janë produkte të cilët na ndihmojnë për të parandaluar një sërë sëmundjesh të ndryshme siç mund të përmendim infeksionet e mushkërive, gonorreja, tuberkuloza, gripi, meningjiti, hepatiti B, urdhja. Gjethet e ullirit janë një mundësi e mirë për të larguar infeksionet në traktin urinar, por edhe te infeksionet kirurgjikale. Substancat në gjethet e ullinjve forcojnë sistemin imun, ngritin energjinë e organizmit, luftojnë viruset dhe parazitët, ulin shtypjen e gjakut, ekuilibrojnë nivelin e sheqerit në gjak. Për të përgatitur një çaj nga gjethet e ullirit është e nevojshme që në një gotë nevojiten rreth 15 deri 20 gjethe të thara të ullirit. Vloni ujin, hidhni gjethet dhe e vloni edhe për 2 deri 3 minuta. Lini gjethet të qëndrojnë në ujë edhe për 10 minuta e më pas i nxirrni. Çajin mund ta pini të ftohtë ose të ngrohtë, me mjaltë. Limon apo pa asgjë. Ky lloj i çajit shëron shumë sëmundje. Ka shije të ëmbël, e më së miri është ta pini në pranverë, nga gjethet e freskëta *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 23 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 23 orë më parë