Pianistja amerikane që bën art edhe në ëmbëlsira (FOTO) NULL NULL 13.03.2022 11:47 13.03.2022 11:47 Pianistja Navah Perlman Frost, është pianistja e cila bën art edhe në ëmbëlsira. 51 vjeçarja, është vajza e violinistit të njohur, Itzhak Perlman, e cila filloi mësimet e pianos në moshën 6-vjeçare. Ajo luajti profesionalisht për 35 vjet në Carnegie Hall dhe Lincoln Center, deri në shpërthimin e pandemisë COVID-19. Me koncertet e pezulluara, Frost mori mësime online për përgatitjen e ëmbëlsirave, duke bërë ëmbëlsira për miqtë dhe familjen. “Nuk mendoja se do të përfundoja duke shitur ndonjë gjë”, u shpreh ajo. Lulet e saj me krem mbi ëmbëlsira, duken si buqeta të freskëta me trëndafila, bozhure dhe tulipanë, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv. “Gjithmonë më kanë pëlqyer gjërat e bukura”, ka thënë pianistja. Me nxitjen e miqve dhe familjes, ajo postoi fotografi të ëmbëlsirave të saj në Instagram, të cilat deri në dhjetor të vitit 2020 kishin lulëzuar në një biznes të vogël, me çmime të tortës që varionin nga rreth 80 deri në 200 dollarë. “Unë e shijon shumë. Kjo është pothuajse ekspresive në një mënyrë të ngjashme si muzika”, u shpreh tutje ajo.