Philip K. Dick: Shkrimtari që e pa të ardhmen NULL NULL 02.05.2022 19:53 02.05.2022 19:53 Jam në kontroll pasaporte. Mund ta shoh fytyrën time në ekran. Teknologjia më njeh dhe më lë të kaloj. Skanoj kode që e tregojnë statusin tim të vaksinimit dhe rezultatet nga testet e fundit për kovid. Makinat vlerësojnë të dhënat e mia lidhur me shëndetin dhe mikrobiologjinë. Në dhomën e pritjes njerëzit po i ngulin sytë në ekrane të vogla. Një numër çuditërisht i madh i kanë të aktivizuara kamerat dhe po i kapin fytyrat e veta nga kënde të ndryshme, thua kanë harruar se si duken. E hap laptopin dhe u bashkohem. Ia jap detajet e mia një kompanie dhe futem në botën digjitale. Reklamat që m’i kanë përshtatur më shfaqen në ekran. Më njohin më mirë se sa e njoh veten. Kjo është 2022-ta. Dhe 2022-ta është roman i Philip K. Dickut. Shkrimtarët e fanta-shkencës shpesh ndihen sikur parandiejnë më shumë se të tjerët. Qoftë për kërcënimin e të drejtave të grave në veprat e Margaret Atwoodit, në distopitë arkitektonike dhe shoqërore në romanet e J.G. Ballardit, në botën e E.M. Forsterit në “Makina ndalon” që parashikonte internetin, zhanri është përplot me shkrimtarë profetikë që trajtojnë tema gjithnjë e më të njohura. Prej krejt këtyre shkrimtarëve, pak prej tyre u afrohen profetizimeve të autorit amerikan Philip K. Dick, i cili kishte vdekur 40 vjet më parë në moshën 53-vjeçare. Në një periudhë krijuese 30-vjeçare, Dick shkroi 44 romane dhe pafund tregime të shkurtra, adaptimet e të cilave e kanë ripërkufizuar edhe fanta-shkencën kinematografike – më saktësisht “Blade Runner” i Ridley Scottit i dalë më 1982, e që bazohej në tregimin e Dickut, “A ëndërrojnë Androidët për Dele Elektrike?”, si dhe “Total Recall” i Paul Verhoevenit, i dalë më 1990, që bazohej në tregimin e tij të shkurtër, “Mund ta kujtojmë për juve me shumicë”. Më së fundi, edhe romani i Dickut, “Njeriu në Kështjellën e Lartë” (1962) është bërë seri nga platforma Amazon. Njeriu prapa botëve vizionare Dicku nuk ishte thjesht një shkrimtar efikas i fiksionit bizar, por edhe vetë ishte një person i pazakontë. I rënduar nga shëndeti mendor në përkeqësim e sipër, nga vegimet dhe ato që ai i pandehte si përvoja paranormale – shumë prej të cilave ishin të ndërthurura në krijimtarinë e tij të gjerë – Dicku kishte një lidhje të trazuar dhe të fragmentuar me realitetin. Në 1970-tat, autori filloi të përjetojë dy vija kohore në jetën e tij. Mendimet e tij e kishin pushtuar më 1974, nga ajo që i kishte thënë intervistuesit Charles Platt, mendjen transcendentale racionale, diçka të cilës ai ia kishte lënë shumë emra, por kryesisht VALIS; një akronim (anglisht) për Sistemin e Inteligjencës së Jetës së Gjerë Aktive”. Kjo qe bërë temë e njërës prej gjysmë-autobiografive të tij të vona, romanit VALIS, të publikuar më 1981, fare pak para vdekjes së tij. Se a ishin vizionet e tij mjekësore apo mbinatyrore, një gjë është e qartë: Dicku e kishte aftësinë e frikshme të paralajmërimit për botën moderne. Autori i mirënjohur i fanta-shkencës dhe fantazisë, Stan Nicholls, sugjeron që puna e Dickut është paralajmëruese sepse eksploron të ardhmen përmes së tashmes sonë. “Tregimet e tij tregonin për kudondodhjen e internetit, për realitetin virtual, për softuerin për njohjen e fytyrës, për veturat pa vozitës, për printimet tredimensionale”, ka thënë Nicholls për BBC Culture – por po ashtu duke e potencuar që “është një konceptim i gabuar që parashikimi është qëllimi kryesor i fanta-shkencës; shkalla e saktësisë e këtij zhanri në të vërtetë nuk është e mirë në këtë aspekt. Sikurse veprat e tjera të mira fanta-shkencë, tregimet e tij nuk kishin të bënin me të ardhmen, ato ishin për të këtushmen dhe për të tanishmen”. Në fakt, trupëzimi i aspekteve të përditshme të Amerikës së pasluftës në të ardhmen e tij nënkuptonin që botët e tij kishin një familjaritet surreal. Sidoqoftë, mënyra se si ai po ashtu e kishte parashikuar zhvillimin teknologjik dhe shoqëror mbetet mbresëlënëse. “A kishte shumë imazhe shkencore për mënyrën se si e ardhmja do të funksiononte”, thotë Anthony Peake, autor i biografisë “Një jetë e Philip K. Dickut: Njeriu që e mbante mend të ardhmen” (2013). “Për shembull, ai e kishte konceptin që mund t’ua reklamoje gjërat njerëzve në mënyrë të drejtpërdrejtë, që do të mund t’i njihje aq mirë sa që do të mund t’ua shënjonte marketingun në mënyrë precize në raport me pritjet e tyre. Dhe kjo është pikërisht ajo që po ngjet online”. Peake mund t’i jetë referuar një numër tregimesh të Dickut, më e famshmja, “The Minority Report” e 1956-ës, e adaptuar për kinema më 2002 nga Steven Spielbergu. Adaptimet kinematografike dhe televizive më shumë e kanë kuptuar natyrën pushtuese të reklamimit në punën e tij, e megjithatë shkrimtari e shtjellonte temën në detaje shumë më të holla se sa pos si një estetikë prapavije (ashtu siç shfaqet në ekran). Në tregimin e shkurtër të 1954-ës, “Sales Pitch”, për shembull, ideja e reklamimit agresiv njëherësh shqetësues realizohet nga një makinë e çmendur që në mënyrë konstante e reklamon veten te protagonisti i tregimit. Në romanin e vitit 1964, “The Simulacra”, në anën tjetër, reklamimi bëhet nga krijesa mekanike që ngjajnë me miza. Me fjalë e itj në roman, “makina komerciale që ngjante si flutur filloi ta përhapë mesazhin sapo arrinte të futej. ‘Thuaj! A nuk i ke thënë ndonjëherë vetes që vë bast që njerëzit tjerë në restorant mund të më shohin!”. Është një ekuivalent fizik i reklamave të personalizuara apo atyre spam që na dalin në mediet sociale. Idetë politike të Dickut Veprimtaria e Dickut shpesh kishte po ashtu një dimension politik. Te Njeriu në kështjellën e lartë për shembull, imagjinohet një histori alternative ku nazistët e kanë fituar Luftën e Dytë Botërore. Në krijimet më pak të njohura si “Syri në qiell”, kjo politikë i takon më shumë periudhës në të cilën është shkruar. Në roman, një grup njerëzisht ngujohen në botë të ndryshme të namatisur nga secili individ, falë një akseleratori grimcash që nuk funksiononte mirë. Narracioni përqendrohet posaçërisht në një botë të ëndërruar nga një anëtar komunist i grupit i cili është përjashtuar nga laboratori të besimeve të tij. Por triku i romanit është që bota e namatisur me bindje të tepruara marksiste, është në fakt prodhim i një shefi të sigurimit të laboratorit i cili është njashtu komunist, por i fshehtë. Libri tregonte që politikat e Dickut nuk mund të thjeshtësoheshin për përshkrime të drejtpërdrejta të së majtës apo së djathtës, pasi ai po i godiste edhe bindjet evangjelike komuniste por edhe gjuetinë e asokohshme mekartiane të shtrigave. Dicku ishte plotësisht anti-establishment: tregimet e tij shfaqin autoritete dhe kompani që në mënyrë konsistente abuzojnë me fuqinë e tyre, posaçërisht kur vjen puna te mbikëqyrja. Botët e tij janë të ultra-komodifikuara dhe qytetarët e tij janë të varur nga materializmi, teksa të famshmit, media dhe politika përzihen dhe krijojnë një skenar makthi, autoritar zakonisht të finalizuar me një dozë të madhe të teknokracisë dhe burokracisë. Kjo burokraci manifestohej në forma të ndryshme përgjatë krijimeve të tij. Në romanin e tij të 1974-ës, “Rrjedh lotët e mi, tha polici”, të vendosur në një distopi të 1988-ës ku ShBA-ja sërish udhëhiqet nga diktatura, një këngëtar dhe një moderator televizioni i quajtur Jason Taverner, zgjohet dhe gjen veten në një botë ku ai papritmas nuk është më i famshëm, dhe i mungojnë shumë dokumente që tani nevojiten në mënyrë që ta shmangë arrestimin dhe vajtjen në kamp të punës. Taverneri has në vështirësi që t’i kalojë pikat më bazike të kontrollit dhe kordonët, por personazhet tjera të Dickut e kanë zor që t’i bëjnë edhe gjërat më themelore, madje edhe në shtëpitë e tyre. Në romanin Ubik, një personazh përfundon duke u grindur me derën e apartamentit të tij, pasi nuk i gjendet një monedhë për t’ia futur mekanizmit që hap derën me monedhë. Dera madje e kërcënon me padi kur ai tenton që ta thyejë. Secili aspekt i përvojës së jetuar komodifikohet në veprimtarinë e Dickut, një aspekt që duket thellësisht prekës. Dick sheh një të ardhme me Mur Pagese, ku krejt komoditetet në shtëpitë tona kërkojë një kontribut simbolik, edhe sot që kontribut (sakrifica) janë informatat personale e jo paratë e ima. Duke e lënë anash aftësinë e Dickut për ta paralajmëruar të ardhmen të cilën tani e marrim për të garantuar, vizioni i tij më shqetësues ishte ai i vetë botës si simulim. Realiteti i Dickut ishte veçse i brishtë dhe kompleks. Në shumë prej librave të tij të mëvonshëm, ideja e realitetit si fasadë vetëm sa vinte e bëhej temë dominuese. “Dicku argumentonte që ne ekzistonim në simulim”, sugjeron Peaku. “Elon Musk shkaktoi kontradiktë kur bash së fundmi u lëshua efektivisht në idenë e njëjtë”. “Se a ishin vizionet e tij siç besohet, produkte të defekte të simulimit apo të shëndetit të tij mendor në fishkje, një gjë është e sigurt: bota në të cilën puna e Philip K. Dick lartësohet sot duket gjithnjë e më e afërt me ato të cilat i kishte imagjinuar ky shkrimtar unik e ndër më të veçuarit.