Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pezullohet një zyrtar korrektues, dyshohet se ka shtënë me armë me gaz

NULL NULL
02.07.2025 15:27

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar sot nga detyra një zyrtar korrektues, i cili dyshohet se ka shtënë me armë gaz gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Rasti është proceduar në Policinë e Kosovës për trajtim të mëtejshëm, thuhet në njoftimin e SHKK-së në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, janë iniciuar edhe procedura disiplinore ndaj 12 zyrtarëve të tjerë korrektues, të cilët dyshohet se kanë shtënë me armë gjatë një ahengu privat disa ditë më parë.

ShKK njofton se për këtë rast është në pritje të raportit nga Prokuroria dhe, në përputhje me të, do të ndërmerren masat e nevojshme.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar ndaj respektimit të ligjit, ruajtjes së integritetit institucional dhe garantimit të standardeve më të larta profesionale në përmbushje të misionit të saj”, thuhet tutje në njoftim.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.