Pezullohet greva e universitetit NULL NULL 08.05.2015 11:49 08.05.2015 11:49 Punëtorët e Administratës së UP-së nisën punën sot pas vendimit të Këshillit Drejtues për miratimin e kontratës kolektive. Punëtorët e Administratës së Universitetit sot filluan punën e tyre përsëri pas vendimeve të marrë nga këshilli drejtues i Universitetit, për aprovimin e kontratës kolektive për këta punëtorë. Kryetari i SUSHK-ut, tha për KosovaPress se ata morën sot vendimin e pezullimit të grevës, pas premtimeve dhe vendimeve që i morën nga KD-ja. Por, në rast se këto vendime nuk zbatohen, Bardh Bardhi ka bërë të ditur se grevat do të riaktivizohen përsëri. Ndërkaq, edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, vendimet e marra nga KD e cilësoj si shumë pozitive dhe shpreson që këto kërkesa do të realizohen. Por, në rast se ndodh e kundërta, Jasharaj bëri të ditur se SUSHK-udo ta ketë përkrahjen e SBASHK-ut për riaktivizimin e grevës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha mbledh drejtorët rajonalë të policisë, flasin për "Goditjen" dhe "Targetin” 2 orë më parë
Kosova Dita Ndërkombëtare Pa Makina – qytetarët me biçikleta e trotinetë e shfrytëzojnë sheshin deri te rrethi i Flamurit 8 orë më parë