Petrit Çeku vjen për dy koncerte të rralla në Kosovë NULL NULL 16.05.2023 16:55 16.05.2023 16:55 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se kitaristi Petrit Çeku do të vijë për dy koncerte të rralla në Kosovë. Të enjten, ai do të performojë në Muzeun e Mitrovicës, njofton Klan Kosova. Pastaj më 20 maj në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren, ai do të mbajë një koncert. “Të enjten, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Mitrovicës do të ofrojë një përvojë më ndryshe për vizitorët. Në këtë hapësirë muzeale do të performojë kitaristi Petrit Çeku. Ai do të interpretojë të gjitha Suitat e shkruara për violonçel nga kompozitori Johann Sebastian Bach e të transkriptuara për kitarë nga Valter Deshpali”. “Koncerti i shumëpritur do të mbahet edhe në Prizren. Më 20 maj, në Katedralen ‘Zoja Ndihmëtare’ do të mund të ndiqni magjinë e tingujve të kitarës së Çekut”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Kori Siparantum përballë koreve të rangut botëror në “European Choir Games” në Danimarkë 02/07/2025