Petkoviq thotë se Serbia kujdeset për çdo fjalë të planit evropian - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Petkoviq thotë se Serbia kujdeset për çdo fjalë të planit evropian

NULL NULL
28.03.2023 17:01
Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, vlerëson se Kosova është nën presion për ta themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Në Prishtina, ata nuk po mund të pajtohen me faktin që Asociacioni duhet themeluar”, ka thënë ai, duke shtuar se në Kosovë ka një situatë politike të tensionuar.

“Kur sheh se sa dhunshëm po sillen në Prishtinë, kjo tregon se sa në rrugë të drejtë jemi ne lidhur me marrëdhënien me Kosovën dhe ruajtjen e njerëzve tanë”, ka shtuar Petkoviq.

Ai në TV Happy e ka përmendur edhe planin evropian për të cilin ai ka thënë se i kushtojnë vëmendje.

“Ne kujdesemi për çdo fjalë të plani evropian dhe Vuçiq e ka thënë se nuk e njohim pavarësinë e Kosovës as de facto as de jure dhe nuk do ta pranojmë anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara”.

“Ne duhet të jemi të mençur dhe t’i mbrojmë njerëzit tanë. Kur arrini të pajtoheni për Asociacionin me të gjitha fuqitë dhe nuk e shkelni kushtetutën, është aftësi të thuhet: Këto janë vijat tona të kuqe”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.