Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Petkoviq-Sveçlës: Po i frikësohet posterëve të Vuçiqit

NULL NULL
30.06.2024 17:14
Petar Petkoviq
Foto: Arkiv

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është shprehur për ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçlën se ai po frikësohet nga posterët e ngjitur të presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit.

Tutje ai shprehet se Sveçla për këtë po e kërcënon Vuçiqin me arrestim, por sipas Petkoviq, Sveçla vetëm mund të mburret në rrjetet sociale, njofton Klankosova.tv.

“E para, Kurti nuk kishte guxim të ulej në tavolinën e dialogut me Aleksandar Vuçiqin, ndërkaq , tani Sveçla është frikësuar edhe nga posteret me figurën e Aleksandar Vuçiqit të cilat i ka vendosur dikush dhe po kërcënon me arrestim! E vetmja gjë që ai mund të bënë është të mburret nëpër rrjetet sociale”, ka theksuar Petkoviq në rrjetin social “X”.

Sveçla paralajmëron burgosjen e Vuçiqit nëse hyn në Kosovë pa leje

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.