Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peter Pellegrini betohet si president i Sllovakisë

NULL NULL
15.06.2024 20:57

Peter Pellegrini, një aleat i ngushtë i kryeministrit populist të krahut të majtë Robert Fico, u betua sot si president i Sllovakisë.

48-vjeçari bëri betimin në një ceremoni në Filarmoninë Sllovake në Bratislavë para anëtarëve të parlamentit.

Pellegrini fitoi balotazhin e zgjedhjeve në prill me 53,1% të votave, duke mposhtur ish-ministrin e Jashtëm Ivan Korcok. 48-vjeçari ka shërbyer më parë si kryeministër nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe si kryetar i parlamentit.

Pellegrini bëri thirrje për unitet kombëtar në fjalimin e tij në një seancë të posaçme të Parlamentit në Bratislavë. Ai është bërë presidenti i gjashtë i Sllovakisë që kur vendi fitoi pavarësinë pas shpërbërjes së Çekosllovakisë në 1993. shkruan Euronews, përcjell Klankosova.tv 

lajme të ngjashme