Peter Dinklage shpërblehet në Emmy Awards 2019 NULL NULL 23.09.2019 08:43 23.09.2019 08:43 Peter Dinklage mori një çmim në Emmy Awards 2019, mbajtur mbrëmë në teatrin Microsoft në Los Angeles, transmeton Klan Kosova. Aktori 50 vjeçari mori çmimin për ‘aktor i shquar mbështetës’ për punën e tij në serialin më të famshëm në botë “Game of Thrones”. “Jam shumë me fat që jam anëtar i një komuniteti që nuk ka asgjë tjetër përveç tolerancës dhe diversitetit”, tha ai gjatë fjalimit të tij. “Sepse në asnjë vend tjetër nuk do të qëndroja në një skenë si kjo”, tha më tej ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.