Pëson aksident në sheshxhirim, vdes anëtari i stafit të serisë së Marvelit NULL NULL 07.02.2024 23:37 07.02.2024 23:37 Një anëtar i ekipit xhirues i serisë televizive të Marvelit, “Wonder Man”, ka vdekur pas një aksidenti në sheshxhirim. 41-vjecari Juan Osorio, i cili thuhet të ketë qenë teknik i ndriçimit, vdiq të martën në Radford Stuio Centre Los Anxhelos të Kalifornisë. “Ngushëllimet tona më të thella dhe mendimet janë me familjen dhe miqtë e tij, dhe mbështetja dhe ofrojmë mbështetjen tonë për hetimet mbi rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë një zëdhënës i Marvelit në një komunikatë, sipas BBC-së. Një hetim mbi këtë aksident është lansuar nga Administa e Shëndetit dhe Sigurisë Profesionale.