Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pështyu në karrocat e ushqimeve, i infektuari me koronavirus në Arabi mund të dënohet me vdekje

NULL NULL
27.03.2020 17:44

Një burrë i arrestuar pasi kishte pështyrë në karrocat e ushqimeve dhe dyert e një qendre tregtare në Arabinë Saudite mund të dënohet me vdekje pasi doli pozitiv me koronavirus.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Hail. Siç publikon “Daily Mail”, personi u testua pas arrestimit dhe doli pozitiv me COVID-19.

Autoritetet i kërkuan çdo personi që kishte qenë në qendrën tregtare që të kryente testin për koronavirus, shkruan a2news. Zyrtarët sauditë thanë se i arrestuari mund të dënohet edhe me vdekje pasi “është e qartë se ai e dinte që kishte temperaturë dhe kollë kur kreu veprimin, që kishte për qëllim që të vriste persona të tjerë”.

Arabia Saudite numëron 1012 raste me koronavirus dhe tre viktima deri tani.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.