Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pështjellim i madh, vizat (s)’hiqen (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 13.10.2022 20:15

Në ndërtesën “Justus Lipsius” në Bruksel, për dy ditë me radhë, mbajti takim Grupi Punues për Vizat në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Temë ishte edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Kjo çështje më shumë u rrok këtë të enjte ku u diskutua non-paperi i Komisionit Evropian që është dëshmi shtesë se Kosova ka përmbushur kushtet për heqje të regjimit të vizave.

Megjithatë një vendim për të ecur tutje nuk u morr, pasi që nga takime të tilla nuk bëhen qëndrime publike.

Nga Brukseli është njoftuar se punimet sollën në përgjithësi mbështetje për liberalizimin dhe se ka disa fusha ku kërkohet përparim dhe se diskutimet do vazhdohen.

Radio Evropa e Lirë njoftoi se enkas Franca e disa vende tjera ndonëse nuk u shprehën kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, propozuan që procesi të lidhet me sistemin ETIAS, që është një sistem i ri i vendosur nga BE-ja ku qytetarët e shteteve që kanë liberalizimin e vizave duhet të regjistrohen në këtë sistem para se të udhëtojnë.

Një regjistrim pastaj do të ishte i vlefshëm për tre vjet.

ETIAS, që si ide u paraqit në shtator 2016, planifikohet të funksionalizohet më 2023 por se muaji i saktë i veprimit kurrë nuk është treguar nga BE-ja.

Se punimet e Grupit Punues për Viza, mund të dalë ky epilog e ku Franca përmendet veçanërisht e tha ministrja e punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Barebock, gjatë një konference me homologen e saj kosovare Donika Gërvalla–Schwarz, të mërkurën në Berlin.

“Tani është koha për ne që si shtete të Bashkimit Evropian, të sjellim liberalizimin e vizave. Prandaj e kemi në rend dite për diskutim në Bruksel dhe unë e pranoj që ne do të mbetemi në krye të herës, që t’i përgjigjemi së bashku shpejt pyetjeve që mund të vijnë nga partnerët tanë më të ngushtë nga Franca, në mënyrë që të mos ketë më shtyrje drejt zbatimit të vendimit”.

Kjo është hera e parë që liberalizimi për kosovarët hyn në rend dite në Këshillin Evropian, që është instanca që e merrë vendimin final me shumicën e kualifikuar.

Për t’i sqaruar krejt ato dilemat që mund t’i kenë shtetet anëtare pritet që të ketë takime tjera për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

lajme të ngjashme