Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peshku që dikur u etiketua si një ‘fosil i gjallë’ i befason përsëri shkencëtarët (FOTO)

NULL NULL
21.06.2021 10:20

Colacanth është një peshk që mendohej se ishte zhdukur së bashku me dinosaurët 66 milionë vjet më parë para se të gjendej papritur i gjallë në vitin 1938 në brigjet lindore të Afrikës së Jugut.

Shkencëtarët thanë se këto krijesa të mëdha në det të thellë mund të jetojnë deri në 100 vjet.

Peshku në fjalë, po vazhdon edhe më tej t’i befasojë shkencëtarët.

Këta të fundit përcaktuan se ai zhvillohet dhe rritet me ritmin më të ngadaltë nga çdo lloj peshku dhe nuk e arrijnë pjekurinë seksuale deri në moshën 55 vjeçare, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Biologu detar i institucionit oqeanografik francez IFREMER, njëherit edhe autori kryesor i studimi, Kelig Mahe tregoi se ata përdorën unazat vjetore për të përcaktuar moshën e saktë të peshkut.

“Ashtu si lexohen unazat e pemëve edhe në këtë rast funksionin njëjtë”, tha Mahe.

Sipas studimit, Coelacanths u shfaqën afërsisht 400 milionë vjet më parë, rreth 170 milionë vjet para dinosaurëve.

Bazuar në të dhënat për fosilët, ata mendohej se ishin zhdukur gjatë zhdukjes masive të rreth tre të katërtat e specieve të Tokës pas një goditjeje asteroidi, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme