Peshkaqeni mbyt një grua në Egjipt, ia këputi krahun dhe këmbën (FOTO) NULL NULL 02/07/2022 02/07/2022 Një turiste ka vdekur pas sulmit nga një peshkaqen. Gruaja austriake, 68 vjeçare, vdiq më vonë në një ambulancë, pasi peshkaqeni ia këputi krahun dhe këmbën në bregun e Detit të Kuq të Egjiptit, afër Sharm El Sheikh. Një grup i madh i njerëzve e pa tragjedinë nga afër, por askush nuk ka tentuar të hyjë në ujë për ta ndihmuar gruan e cila jetonte në Egjipt me partnerin e saj vendas, transmeton Klankosova.tv. Në vend të kësaj, njerëzit filmuan skenën dramatike dhe turistët rusë duke xhiruar pamjet mund të dëgjoheshin duke u ankuar për mungesën e rojeve të shpëtimit ose të shpëtimtarëve. Gjaku shihet gjithashtu në ujë ndërsa gruaja lufton. Dëshmitarët rusë panë se ajo kishte humbur një krah, por nuk përmendën këmbën e prerë. Njëri tha: “Njerëzit po dalin me nxitim nga deti. Nuk ka ambulancë, askush nuk e ndihmon atë. Ajo nuk ka krah – deri në bërryl. Peshkaqeni e kapi atë dhe e ktheu përreth”.
Lajme Shefi i OKB-së bën thirrje të ndalen sulmet rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia 20 minuta më parë