Pesëshja e akuzuar për pengim të drejtësisë deklarohen të pafajshëm në Hagë NULL NULL 27.02.2026 11:17 27.02.2026 11:17 Ka nisur seanca e deklaratave hyrëse në rastin ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët përballen me akuza për pengim të drejtësisë. Të pestë të akuzuarit, teksa u pyetën veç e veç rikonfirmuan para trupit gjykues se kanë kuptuar akuzat dhe se ndihen të pafajshëm për këto vepra, raporton Klankosova.tv. Sipas aktakuzës, Thaçi bashkë me të akuzuarit e tjerë dyshohet se kanë vënë në dispozicion informacione konfidenciale që lidhen me dëshmitarë, si dhe kanë dhënë udhëzime për ndërhyrje në dëshmitë e tyre.