Pesë vjet nga vdekja e fizikanit të njohur, Stephen Hawking NULL NULL 14.03.2023 07:31 14.03.2023 07:31 Stephen Hawking Sot, bëhen pesë vjet prej se Stephen Hawking, një prej fizikanëve më të njohur në botë ka ndërruar jetë. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën në moshën 76-vjeçare, në shtëpinë e tij në Cambridge. Anglezi ka qenë i njohur për punën e tij me vrimat e zeza dhe relativitetin, po ashtu ka shkruar disa libra të njohur shkencor duke përfshirë “Një histori e shkurtër e kohës”, përcjell KosovaPress. Në moshën 22-vjeçare mjekët i kishin dhënë vetëm disa vite jetë, pasi ishte diagnostikuar me një sëmundje të rrallë nervore. Sëmundja e kishte lënë atë në karrocë me rrota dhe po thuajse të pa aftë për të folur. Hawking gradualisht kishte humbur përdorimin e dorës së tij dhe në vitin 2005, ai kishte filluar të kontrollojë pajisjen e tij të komunikimit me lëvizjet e muskujve të faqeve, me një normë prej rreth 15 fjalë për minutë. Stephen William Hawking është lindur më 8 janar të vitit 1942 në Oxford, Britani e Madhe dhe ka qenë një prej fizikanëve teorik më te njohur në botë. Ai ka qenë astrofizikan dhe që nga viti 1979, pronar i katedrës lukasiane dhe profesor matematike në Universitetin e Cambridge-t, detyrë që ishte mbajtur dikur nga Isaac Newton./KP Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025