Pesë viktima dhe 508 raste të reja me COVID në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit NULL NULL 13.10.2021 19:55 13.10.2021 19:55 Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri pesë persona kanë humbur jetën dhe 508 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID, nga 3 mijë e 74 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se 6 mijë e 682 pacientë janë aktivë me COVID 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitale po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 693 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166 mijë e 702 që nga fillimi i epidemisë/TCh *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 46 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 57 minuta më parë