Pesë ushqime që shkaktojnë stres dhe ankth - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë ushqime që shkaktojnë stres dhe ankth

NULL NULL
28.02.2023 20:34

Jo pa arsye zorrët quhen “truri ynë i dytë” dhe hulumtimi sugjeron se trilionë mikroorganizma që jetojnë në zorrë komunikojnë me sistemin nervor dhe imunitar, duke ndikuar në disponimin tuaj të përgjithshëm. Zorrët dhe truri janë të lidhura kështu, dhe kjo do të thotë se ndërkohë që ngrënia e ushqimeve ‘miqësore’ me zorrët mund të mbajë disponimin tuaj më të qëndrueshëm, konsumimi i ushqimeve që bakteret e zorrëve ‘i urrejnë’ mund të prishin disponimin tuaj dhe të shkaktojnë stres dhe ankth.

Studimet tregojnë se mikroorganizmat në zorrë prodhojnë neurotransmetues në tru, të cilët marrin pjesë aktive në procese si kujtesa, të mësuarit, vëmendja dhe rregullimi emocional. Mosbalancimi i të ushqyerit mund të ndikojë shumë në disponimin tuaj dhe t’ju bëjë të ndiheni të shqetësuar. Për shembull, mosmarrja e mjaftueshme e proteinave mund të ndikojë në funksionet e trurit tuaj.

Më poshtë i gjeni ushqimet që sipas ekspertëve shkaktojnë stres dhe ankth.

Sheqeri

Ushqimet me sheqer janë një kontribuues në ankthin e përgjithshëm. Ushqime të tilla si ëmbëlsira, brumërat e rrisin sheqerin në gjak gjë që bën që energjia juaj të shkojë lart e poshtë. Kur sheqeri në gjak bie, humori juaj përkeqësohet dhe nivelet e ankthit mund të rriten.

Ëmbëltues artificialë

Ata shpesh rekomandohen si zëvendësues për sheqerin, por studimet tregojnë se përdorimi i NNS (ëmbëltuesve artificialë) gjithashtu mund të rrisë inflamacionin dhe stresin në trupin tuaj. Përdorimi i aspartamit mund të çojë në inflamacion sistemik, stres oksidativ dhe prodhim të tepërt të radikalëve të lirë.

Kafeina e tepërt

Kafeina e tepërt mund të shkaktojë probleme për gjëndrat mbiveshkore. Dhe për shkak se stimulon sistemin nervor, kafeina mund të shkaktojë një rritje të presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës që në fund do të rrisë ndjenjat e ankthit.

Karbohidratet e rafinuara

Ato përkeqësojnë inflamacionin dhe e mbingarkojnë trupin me më shumë sheqer sesa ka nevojë, gjë që mund të krijojë stres të shtuar dhe nivele të paqëndrueshme të humorit.

Ushqim i skuqur

Ushqimi i skuqur përmban një sasi të lartë të yndyrës trans. Yndyrat trans janë një arsye kryesore për inflamacionin në trupin tuaj. Kur trupi kalon gjendjen e inflamacionit, nivelet tuaja të stresit rriten.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.