Pesë televizorë nga Samsung NULL NULL 02.04.2015 09:58 02.04.2015 09:58 Nëse po mendoni të blini një televizor të ri, dhe ju pëlqejnë ata me ekran të lakuar, atëherë dijeni që Samsung ka prezantuar së fundmi 5 modele të reja. Nëse po mendoni të blini një televizor të ri, dhe ju pëlqejnë ata me ekran të lakuar, atëherë mund t’ju interesojë të dini se Samsung ka prezantuar së fundmi 5 modele të reja. Këto modele përfshijnë televizorët SE510C me ekran 23.5 inç dhe 27 inç, SE591C me ekran 27 inç, SE790C me ekran 29 inç dhe SE590C me ekran 31.5 inç. Përveç madhësisë, do të ketë edhe disa ndryshime të vogla ndërmjet këtyre modeleve. Për shembull, modelet SE510C dhe SE591C do të kenë rreze të lakimit 4,000R, ndërsa SE790C dhe SE590C do të kenë rreze të lakimit 3,000R. Dy modelet e fundit do të kenë gjithashtu altoparlantë të brendshëm. Modeli SE790C do të përmbajë ekran me rezolucion WFHD 2560×1080, ndërsa modelet e tjera do të vijnë me rezolucionin standard Full HD. Raporti i kontrastit do të jetë 3000:1 për të gjitha modelet, me përjashtim të SE590C, ku është 5000:1. Çmimi dhe data e hedhjes në treg të këtyre monitorëve të rinj nuk janë bërë të ditura akoma. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Anija kozmike e Kinës synon të sjellë mostra 'novatore' nga asteroidi pranë Marsit 2 weeks