Pesë të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në dalje të Llabjanit NULL NULL 30.08.2025 21:37 30.08.2025 21:37 Aksident në dalje të Llabjanit. Foto: Klankosova.tv Pesë persona kanë marrë lëndime të lehta si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes dy automjeteve në dalje të fshatit Llabjan të Novobërdës. Klankosova.tv ka raportuar për aksidentin në fjalë, me fotografi nga vendi i ngjarjes. Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka theksuar se janë shkaktuar edhe dëme materiale në të dyja mjetet. Ai tha se Njësiti i Trafikut Rajonal është duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur ky aksident. /Klankosova.tv