Pesë të lënduar në një aksident mes katër automjeteve në Rixhevë të Klinës NULL NULL 07.04.2025 11:44 07.04.2025 11:44 Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv. Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në Rixhevë të Klinës. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se katër automjete janë përfshirë në këtë aksident. “Rreth orës 10:10 policia është njoftuar për një aksident në Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar pesë persona, të cilat janë duke marrë trajtim mjekësor”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv.