Pesë të arrestuar në Prishtinë, dyshohet se mashtruan kompaninë ku punonin NULL NULL 20.05.2023 19:07 20.05.2023 19:07 arrestim Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë mashtruar kompaninë në të cilën ata punonin. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të dyshurit, në periudha të ndryshme kohore, kanë keqpërdorur besimin brenda kompanisë, siç thuhet, duke shmangur evidentimet e rregullta. “Policia e rajonit të Prishtinës, ka arrestuar pesë persona të dyshuar ndaj të cilëve janë ngritur dyshimet se në periudha të ndryshme kohore, duke keqpërdorur besimin brenda kompanisë kanë shmangur evidentimet e rregullta”. “Ndërmarrja e veprime hetimore, nga ana e policisë ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve; Q. R. 31 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, R. M. 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,L. H. 24 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,A. F. 22 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dheE. G. 18 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. Policia bën të se është inicuar një hetim në drejtim të veprës penale “Keqpërdorim i besimit”, përcjell Klankosova.tv. “Ndaj të dyshuarve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Keqpërdorim i besimit” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 11 orë më parë