Pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë NULL NULL 21.07.2021 15:06 21.07.2021 15:06 Pesë raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 358 testime të bëra. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Tetë qytetarë janë shëruar nga koronavirusi, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 105 mijë e 557. Aktualisht numri i rasteve aktive është 104.