Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë pyetje për terapistin tuaj për të kuptuar nëse ai është i duhuri

NULL NULL
08.05.2021 12:47

Pavarësisht nëse jeni duke konsideruar për një kohë të gjatë marrjen e ndonjë terapie, ose thjesht keni kaluar nëpër një ndryshim të madh të jetës – gjetja e terapistit të duhur nuk është aspak e lehtë.

Mirëpo ka disa pyetje që mund t’i bëni paraprakisht për t’u siguruar se nuk do të befasoheni derisa zhyteni në seancat e trajtimit, shkruan today.com, transmeton klankosova.tv.

Për të zbuluar saktësisht se çfarë duhet të kërkoni në konsultën tuaj fillestare, Ali Mattu, një psikolog klinik si dhe Kati Morton, një terapiste e licencuar ndajnë këshillat e tyre .

  1. Sa kushton seanca?

Paratë: Jo shumë njerëz duan të mendojnë për këtë mirëpo është absolutisht e nevojshme të merret parasysh. Veçanërisht kur jeni duke kërkuar për një terapist për një periudhë më afatgjate.

“Pyesni nëse pranojnë sigurim ose si e tarifojnë”, sugjeron Morton.

“Kjo duhet të pyetet në rast se keni nevojë për trajtim afatgjatë (kështu që ju ta dini) se mund t’i përballoni ato”.

Disa pyetje sugjerohen t’i bëni përpara: Sa do të më kushtojë vlerësimi dhe trajtimi?

Sa do të paguajë sigurimi im? Çfarë kodi faturimi do të përdorni në mënyrë që të pyes sigurimin tim se sa është e mbuluar?

  1. Cili është specializimi juaj?

Nëse jeni duke kërkuar një terapist për një arsye specifike, është jashtëzakonisht e rëndësishme të dini se terapisti që zgjidhni ka punuar ose trajtuar pacientë që përballen me çështje të ngjashme si e juaja.

“Pyesni se cili është specialiteti i tyre terapeutik dhe çfarë trajnimi kanë në atë specialitet”, thotë Morton.

“Për shembull, çështja është një çrregullim i të ngrënit – ju doni të siguroheni që ata kanë punuar në një qendër trajtimi në lidhje me çrregullimet e të ngrënit”.

  1. Si do të arrijmë të punojmë së bashku?

Morton sugjeron të diskutohen qëllimet dhe piketimet në fillim.

  1. A mund të ju takoj juve jashtë seancave tona?

Kjo mund t’ju vë në siklet, por është shumë më mirë të diskutosh para se në të vërtetë të duhet të mendosh dhe te hezitosh për të thirrur terapistin tuaj në mes të një krize.

Në mënyrë të veçantë, Mattu sugjeron të pyesë: “Cilët janë kufijtë e komunikimit midis takimeve?”

“Kufijtë shpesh nuk adresohen derisa të prishen, zakonisht gjatë një krize, kështu që unë i inkurajoj njerëzit të vendosin pritjet që në fillim,” shton Mattu.

  1. A do të kem detyra të shtëpisë?

Mos u frikësoni nga ideja e detyrave të shtëpisë. Në vend të kësaj, mendoni për këtë si një mënyrë për t’u siguruar që po kurseni shumën më të madhe të parave tuaja.

“Kjo siguron që ju të keni kujdes në mes të seancave, të cilat mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e trajtimit”, thotë Morton.

“Kjo ju jep artikuj veprimi për të punuar gjatë javës, kështu që ju jeni duke punuar për veten tuaj edhe jashtë sesionit të terapisë përveç 50 minutave në javë derisa jeni në seancë”.

klankosova.tv

lajme të ngjashme