Pesë persona rrahin një kosovar në veri NULL NULL 10.09.2025 09:34 10.09.2025 09:34 Një qytetar kosovar në veri të Mitrovicës, është rrahur nga pesë persona. Rasti ka ndodhur saktësisht në rrugën ‘’Kral Petri’’, ndërsa ngjarja është duke u hetuar nga autoritetet me urdhër të prokurorit, transmeton klankosova.tv. ”Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga 4/5 persona. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”.