Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë gjëra të habitshme që mund të shkaktojnë migrenë

NULL NULL
04.04.2023 08:47
Migrena
Migrena

Migrena është më shumë se një dhimbje koke, dhe këtë do ta konfirmojë kushdo që vuan prej saj. Dhimbja pulsuese zakonisht fillon thellë në tru dhe mund të zgjasë me orë të tëra, dhe përveç dhimbjes torturuese, disa nga simptomat e migrenës përfshijnë të vjella, dobësi dhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërit.

Neurologët ende po përpiqen të përcaktojnë shkaqet e sakta të migrenës, e cila shoqërohet me shtrëngimin dhe zgjerimin e enëve të gjakut, si dhe me mosfunksionimin e sistemit nervor. Megjithatë, disa shkaktarë të zakonshëm, por befasues të kësaj gjendje janë të njohura.

Parfumet

Për ata që vuajnë nga migrena, parfumet mund të jenë një shkaktar kryesor, sipas një studimi të vitit 2016 nga Shoqata Amerikane e Dhimbjes së Kokës. Kimikatet në parfume, produkte pastrimi dhe tymi i cigares që aktivizojnë sinjalet e nuhatjes në trurin tonë ndonjëherë mund të irritojnë sinuset, duke çuar në dhimbje koke të forta, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Relaksimi i tepruar

Tingëllon e pabesueshme, por sulmet e migrenës në fund të një dite apo jave të gjatë, kur stresi është ulur, nuk janë të rralla. Neurologët pohojnë se migrena të tilla janë rezultat i luhatjeve të niveleve të hormonit kortizol, i cili rritet kur jemi të stresuar dhe bie kur relaksohemi.

Koha

Rreth një e treta e të sëmurëve nga migrena thonë se simptomat e tyre përkeqësohen kur moti bëhet i ligë. Kjo besohet të jetë shkaktuar nga ndryshimet në presionin barometrik. Domethënë, sinuset mbushen me ajër dhe, kur presioni barometrik bie gjatë një stuhie, krijohet një ndryshim midis presionit të ajrit të jashtëm dhe ajrit në sinus, duke rezultuar në dhimbje, transmeton Klankosova.tv.

Zemërimi

Mendoni për diçka që ju zemëroi. Do të vini re tkurrjen e muskujve të shpatullave dhe tendosjen e qafës.

Nivelet e larta të zemërimit shoqërohen me rritjen e tensionit të muskujve dhe ndjeshmërisë ndaj dhimbjeve fizike më intensive. Tensioni i muskujve është një refleks ndaj stresorëve të jashtëm si ngjarjet që na zemërojnë. Është mënyra e trupit për të mbrojtur veten nga dhimbja. Kjo përgjigje viscerale ndaj zemërimit dhe zhgënjimit mund të çojë në sulme të migrenës.

Kërcitja e dhëmbëve

Pothuajse 10 për qind e njerëzve kërcëjnë dhëmbët, një gjendje e quajtur bruksizëm. Kërcitja e vazhdueshme dhe e pavullnetshme e dhëmbëve lodh nyjen temporomandibulare, e cila lidh kafkën me nofullën. Muskujt që rrethojnë artikulacionin temporomandibular janë gjithashtu të lidhura me faqet dhe një pjesë nën mjekër, kështu që kur dikush shtrëngon dhëmbët dhe ushtron presion në atë nyje, shfaqet dhimbje. Kjo dhimbje në nofull mund të jetë një shkas për një migrenë ose dhimbje koke.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.