Pesë automjete speciale dhe një qen Malinois, Policia pranon donacion nga ambasada franceze NULL NULL 24.06.2025 17:16 24.06.2025 17:16 Policia e Kosovës sot ka pranuar një donacion nga Ambasada e Francës. Pranim-dorëzimi i tyre u bë në Kampion Vrella. Në njoftimin e ambasadës, thuhet se ky donacion përfshijnë pesë automjete speciale për njësinë e saj të qenve (K9), të dhuruara nga OSBE-ja, si dhe një qen policie belg Malinois të dhuruar nga Ambasada franceze, transmeton Klankosova.tv. Me këtë rast, ambasadori francez, Olivier Guerot, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje, së bashku me homologët e tij, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë në Kosovë. Ky donacion dëshmon angazhimin konkret të Francës për zhvillimin e kapaciteteve operacionale të Policisë së Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.