Përvjetori i Epopesë së Dukagjinit shënohet me aktivete të ndryshme në Deçan NULL NULL 19.03.2026 19:33 19.03.2026 19:33 Për nder të 28-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 27-vjetorit të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka organizuar disa aktivitete. Aktivitetet fillojnë nga 21 marsi, me Turnirin Ndërkombëtarë të Boksit “Epopeja e Dukagjinit, njofton Klankosova.tv. Ndërkaq, aktiviteti i fundit është më 24 mars në ora 12:00, me manifestimin qendror të Epopesë së Dukagjinit. Agjenda e plotë: 21 Mars – e Shtunë 13:00 – Turniri Ndërkombëtar i Boksit “Epopeja e Dukagjinit” Vendi: Palestra e sporteve – Karagaq, Pejë 23 Mars – e Hënë 12:00 – Ekspozitë nga nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Deçanit, e shoqëruar me program artistik. Vendi: Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan 15:00 – Ekspozitë kushtuar 24 Marsit – “Epopeja e Dukagjinit” Vendi: Qendra Rinore në Deçan 19:00 – Koncert klasik i organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka” Vendi: Holli i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan 24 Mars – e Martë 11:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan 12:00 – Manifestimi qendror i Epopesë së Dukagjinit