Përveç Luci e Peci, këta janë emrat e mbiemrat tjerë karakteristik në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 27.12.2016 23:13 27.12.2016 23:13 Dikush quhet Shumëzim, dikush Vërshim, tjetri mban mbiemrin Kuleta, dikush Lakna, e plot Peci e Luci. Janë histori shumë interesante të personave që bartin emra e mbiemra të tillë, njofton Klan Kosova. Studiuesit, thonë se ka disa arsye pse vendosen emrat e veçantë, derisa tregojnë edhe rajonet që prijnë për nga kjo veçanti. Pecë e Lucë ka plotë në Kosovë. Në fakt, këta janë vetëm dy nga mbiemrat e veçantë që kanë njerëzit në vend. Një të tillë e mbanë edhe ish boksieri Xhevdet Peci. I veçantë, është një tjetër sportist, të cilit emrin ia thonë Shumëzim. Gjithçka bëri 51 vjeçari në jetën e tij, përfshirë marrjen me karate për 30 vjet, mbeti në hije krahasuar me veçantinë e emrit të tij. Më poshtë për emra e mbiemra të tjerë karakteristikë, ndiqeni kronikën e gazetarit Rilind Matoshi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.