Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përurohet objekti i ri i Stacionit Policor në Mamushë

NULL NULL
11.12.2024 15:32

Sot në një ceremoni solemne u bë përurimi i objektit të ri të Stacionit Policor në Komunën e Mamushës.

Të pranishëm ishin ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, drejtori i Përgjithshëm kolonel, Gazmend Hoxha, kryetari i Komunës, Abdulhadi Krasniq, eprorë e zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, transmeton klankosova.tv.

Për përkushtimin profesionalizmin si dhe mbështetjen gjatë projektit, kolonel, Hoxha ndau mirënjohje për Kryetarin e Komunës Krasniq, Komandantin e Stacionit në Mamushë, Toger, Enis Orqusha.

Objekti i ri i Stacionit Policor është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve të Policisë së Kosovës, me qëllim të ofrimit të një sigurie dhe shërbimi sa më efikas në këtë rajon, në veçanti për banorët e Komunës së Mamushës.

lajme të ngjashme