“Përtej Errësirës” fiton tri çmime në Tabriz të Iranit NULL NULL 25.09.2023 13:15 25.09.2023 13:15 Filmi i shkurtër “Përtej Errësirës” me skenar dhe regji te Lorena Sopit, ka fituar çmimin kryesor dhe dy çmime të tjera në Tabriz Cinema Festival të dielën në Tabriz të Iranit. Në këtë festival të krijuar nga kineastët e njohur të Iranit, filmi kosovar ka fituar na katëgorinë e filmit më të mirë të shkurtër, aktorit më të mirë (Ismet Azemi) si dhe për montazhin më të mirë. Në tetor filmi do ta ketë premierën evropiane në festivalin Setima Film Festival në Romë. “Përtej errësirës” është prodhim i kompanisë AS Film Production dhe Film Fest Kosova i mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në rolet kryesore të këtij filmi paraqiten: Ismet Azemi, Dren Arifi, Vjosa Abazi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.