Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përtej emrit me Albi Xhepa: Isha në sallën e lindjes bashkë me gruan… (VIDEO)

NULL NULL
08.11.2025 10:30

Këngëtari Albi Xhepa në “Weekend” në Klan Kosova ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e tij personale e profesionale.

Ai foli për dashurinë e tij për muzikën rock, për atë folklorike si dhe për familjen e tij.

“Kur ka mbet gruaja shtatzënë kam mendu se çka kam ba, qysh kena me ia dal. Po për çdo sfidë zoti ta jep zgjidhjen. Faleminderit zotit për “dreqnillëkun” që më buron brenda vetit dhe gjendem në çdo situatë. Jeta më ka ndrru rrënjësisht është pak më e vështirë, pak më sfiduese por është shumë më e bukur, s’e kisha ndrru me asgjë”,  tha Xhepa, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Xhepa tha se derisa nuk ka qenë prind nuk e kishte vlerësuar aq shumë familjen.

Ai tha se ka insistuar të hynte ne sallën e lindjes kur kishte lindur gruaja e tij, vetëm që ta shihte gjithë sakrificën që bëhet.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

lajme të ngjashme