Personi që ra në një humnerë të Rugovës kishte dalë nga vetura për t’u këndellur NULL NULL 28.11.2021 10:08 28.11.2021 10:08 Policia ka dhënë detaje për vdekjen aksidentale të një burri në rrugën rajonale Pejë-Rugovë. Sipas policisë, personi gjatë ngasjes së veturës nuk ishte ndier mirë dhe kishte dalë jashtë për t’u këndellur, dhe më pas është ofruar në cep të një shkëmbi, nga ku dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë. Zjarrfikësit e kanë nxjerr trupin e viktimës nga uji i lumëbardhit ndërsa mjeku ka konstatuar që trupi është pa shenja jete. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Big Brother VIP Sfida e tapave nga "B52", banorët mbledhin tapa në vlerë prej 590 eurove (VIDEO) 6 minuta më parë
Kosova Ish-polici nis grevën e urisë, kërkon sigurimin shëndetësor për Policinë e Kosovës 23 minuta më parë