Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përse në Kosovë qytetarët përfitojnë shumë pak nga kamatat e depozitave

NULL NULL
29.05.2016 18:43

Në dhjetë bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, ka shpërputhje të thellë ndërmjet normave të kursimeve dhe atyre të kredive. Kjo për faktin se, siç thonë ekspertë për çështje financiare, bankat kanë mjete të mjaftueshme për të zhvilluar veprimtarinë e tyre.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, dallimi i normave të kredive dhe kursimeve është 6. 5 për qind.

Vlera e kredive në institucionet financiare në Kosovë, ka arritur në mbi 2 miliardë euro, me normë mesatare të interesit 7.4 për qind. Kurse, kursimet e qytetarëve të Kosovës në këto institucione, kanë arritur në mbi 2 miliard e 600 milionë euro, me një normë të interesit prej vetëm 0.9 për qind.

Ky zhvillim në strukturën e depozitave, mund të jetë dekurajues për afatizimin e kursimeve nga qytetarët, thotë Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, njëherësh anëtar i Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Shkrimi i plotë në Radio Europa e Lirë.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.