Përse Meghan Markle i mban duart gjithmonë në të njëjtin pozicion? NULL NULL 23.08.2019 23:31 23.08.2019 23:31 Pothuajse çdo njeri ka një mënyrë qëndrimi kur del në publik apo edhe kur takon njerëz të rëndësishëm. Qëndrimi varet nga personi që ke përballë apo edhe arsyeja e takimit. Prandaj Meghan Markle që pasi është bërë pjesë e familjes mbretërore ka ndryshuar mënyrën e qëndrimit dhe kjo na ka bërë përshtypje të gjithëve. Dukesha i mban duart gjithmonë të kryqëzuara para dhe kjo e bën të duket mjaft elegante. Por duket se pas këtij qëndrimi fshihet diçka më shumë dhe duket se ai është i mirëmenduar. Ekspertët e gjuhës së trupit tregojnë për Cosmopolitan se ky pozicion i jep dukeshës siguri dhe fakti që qëndron për një kohë të gjatë kështu i është bërë tashmë refleks. “E dini çfarë ndodh? Kur qëndroni zakonisht në pozicione të njëjta, filloni ndiheni rehat dhe trupi e bën zakon, Më pas, bëhet pjesë e juaja dhe e bëni instiktivisht”, shprehen ekspertët. Ky pozicion të bën të ndihesh e sigurtë dhe mund të lëvizësh lirshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.