Përse i kërkon falje vetes Albena Reshitaj? NULL NULL 28.04.2018 23:00 28.04.2018 23:00 Ministrja Albena Reshitaj, është penduar se nuk është martuar dhe nuk ka bërë fëmijë ende. Këtë ajo e tha gjatë emisionit Oxygen Show në Klan Kosova, në pjesën ku duhej t’i kërkonte falje dikujt. Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, vendosi që ta vendoste veten në këtë rubrikë: “A mund t’i kërkoj falje vetes? Për arsye se nuk jam martuar dhe nuk kam bërë fëmijë ende. Më shumë i jam përkushtuar karrierës dhe për këtë më vjen keq”, deklaroi Reshitaj si e ftuara e Besim Dinës.