Përplasjet e punëtorëve, luftë për pastrim në “Ismail Qemali” (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 03.05.2023 20:36 nga Arbreshë Uka 03.05.2023 20:36 Punëtorët teknikë të sektorit privat në shkollën fillore “Ismail Qemali” në kryeqytet shkojnë çdo ditë në punë, por nuk bëjnë gjë prej 1 prillit. Madje të mërkurën i penguan dhe nuk i lejuan të hyjnë në shkollë higjienistët e NPB-së të angazhuar nga komuna për mirëmbajtjen e shkollës në fjalë, për çka u deshtë edhe intervenimi i policisë. Kjo situatë pason për shkak se 11 punonjësit e deritanishëm që kanë vepruar në kuadër të një operatori ekonomik, i ka skaduar kontrata me komunën. Higjienistët e papunë shprehen të mllefosur dhe paralajmërojnë masa revoltuese, teksa thonë se përkundër pagave të vogla prej 250 eurove, mungesa e tyre ua ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen ekonomike dhe nuk kanë se si ta paguajnë kredinë. Për situatën e krijuar, Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat po e lë fajtore komunën që e cilëson si të papërgjegjshme. Drejtuesi i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, bën me dije se cilado kompani që e fiton tenderin për mirëmbajtjen e shkollave e ka për obligim që t’i merr përsëri në punë të njëjtit punëtorë. Nga drejtoria e arsimit treguan se lënda për tenderin në fjalë ka shkuar në OSHP, ani se është shpallur fituesi, teksa u bë me dije se paga 250 euroshe me kontratën e re do të jetë 300. Po ashtu sipas komunarëve, operatori ekomomik ka obligim ti ri-punësojë punëtorët teknikë që në të kaluarën kanë qenë pjesë e sektorit publik, por që synimi është që të përfshihen edhe gjithë të tjerët, pa dallim. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.