Përplasje në Roskovec, kandidati i “Bashkë Fitojmë” godet me grushta dy qytetarë në qendrën e votimit NULL NULL 14.05.2023 14:03 14.05.2023 14:03 Një përplasje ka ndodhur në Roskovec, ku kandidati i “Bashkë Fitojmë” Erdit Hazizaj ka goditur me grushta dy qytetarë në Qendrën e Votimit 3061. Dy qytetarët e plagosur quhen Andrea Hatia dhe Taulant Cjapi. Në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit dhe po bën veprimet përkatëse. Ende nuk dihet arsyeja e përplasjes së tyre. Partia Socialiste Roskovec ka dënuar këtë akt të dhunshëm të kandidatit të subjektit zgjedhor “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj. Sipas tyre ky është një akt i rëndë dhe i papranueshëm, ku një kandidat ushtron dhunë ndaj popullit, i cili sot ka ditën e tij për të ushtruar vullnetin. /TCH *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit 6 minuta më parë
Kosova Bogujevci: Duhet ta përfundojmë votimin e fshehtë pastaj mund të dalim në të hapur 8 minuta më parë