Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përplasje mes një mërgimtari dhe komisionerëve në Zhegër, tentoi të votojë për nënën (VIDEO)

NULL NULL
28.12.2025 12:42

Një përplasje verbale mes një mërgimtari dhe komisionerëve ka ndodhur në qendrën e votimit “Agim Ramadani” në Zhegër.

Menaxheri i kësaj qendre bëri të ditur se i njëjti ka hyrë në vendvotim, duke tentuar të asistoi për nënën e tij të moshuar, duke mos pasur dokumentin e nevojshëm i cili lejon asistimit.

Sipas menaxherit, pasi kjo nuk i është lejuar, ai ka kërkuar që të votojë për nënën e tij, gjë e cila poashtu nuk i është lejuar dhe ai duke e ngritur zërin e ka përsëritur kërkesën, duke e bllokuar derën e hyrjes.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar policia, të cilët e kanë larguar mërgimtarin nga vendvotimi./Klankosova.tv

lajme të ngjashme