Përplasje mes dy avionëve luftarakë në Francë, humbin dy pilotë NULL NULL 14.08.2024 18:02 14.08.2024 18:02 Dy avionë luftarak të tipit “Rafale” raportohet se janë përplasur mes vete. Ngjarja ka ndodhur në një rajon verilindor të Francës, me ç’rast është shkaktuar një zjarr i madh në atë pjesë. Fillimisht dy pilotët që drejtonin fluturaket ishin zhdukur, teksa më vonë njëri nga ta ishte gjetur i plagosur por në gjendje stabile. Lidhur me rastin është deklaruar ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, i cili tha se po punohet për të hetuar shkaqet. Ai tha se po punohet për të gjetur edhe dy pilotët e tjerë të zhdukur. Besohet se njëri nga avionët e përfshirë në përplasje erdhi nga baza ajrore e afërt Ochey 133. Un accident de deux Rafale de l’Escadron de Transformation Rafale 3/4 « Aquitaine » a eu lieu en Meurthe et Moselle. Un des pilotes a été retrouvé, il est sain et sauf. Les recherches sont toujours en cours. Merci à nos forces armées ainsi qu’aux gendarmes mobilisés dans les… — Sébastien Lecornu (@SebLecornu) August 14, 2024 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri: Mungesa e takimeve të Kosovës në SHBA, problematike – qeveria është e papjekur 16/09/2024