Përplasje me armë në Maqedoni NULL NULL 09.05.2015 08:51 09.05.2015 08:51 Mediat shqiptare në Maqedoni kanë raportuar se të shtëna sporadike ka pasur gjatë orëve të fundit, por akoma nuk dihen hollësi zyrtare. Ka eskaluar gjendja e tensionuar në Maqedoni, saktësisht në Kumanov. Raportohet se të shtëna sporadike ka pasur gjatë orëve të fundit, por akoma nuk dihen hollësi zyrtare. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një përleshje të armatosur që ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit mes focave të policisë maqedonase dhe një grupi të armatosur. Sipas banorëve, atje vazhdojnë të shtënat e fuqishme të armëve të llojeve të ndryshme në Kumanovë. Raportojnë mediat shqiptare në Maqedoni. Siç bëhet e ditur të shtënat kanë ndodhur në pjesën e qytetit mbi tregun, gjegjësisht në Lagjen e njohur të Trimave. Në Spitalin e Qytetit janë dëgjuar sirenat e autoambulancave dhe se nga shërbimi emergjent nuk japin hollësi. Dyshohet edhe pë rpersona të plagosur, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Banorë të fshatit Hotël të Likovës thonë për portalin “Lajm” të Maqedonisë se policia është futur në shtëpinë e Qenan Isenit nga ky fshat, ku kanë bërë bastisje dhe kanë maltretuar anëtarët e familjes. “Janë maltretuar të gjithë anëtarët e familjes së Qenan Isenit, kurse djali i tij Sadam Iseni është rrahur brutalisht nga policia dhe ka marrë lëndime trupore”, tha një banor i fshatit Hotël, i cili insiston të mos i përmendet emri. Sipas informatave të fundit, policia ka filluar të tërhiqet nga ky fshat. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Presidenti letonez beson se NATO do t'i kapërcejë pengesat, do të arrijë objektivin e shpenzimeve 12 minuta më parë
Kosova Havolli "thumbon" Çekun për "Ishullin Urban": Nuk munde t'i bllokojë (VIDEO) 20 minuta më parë
Lajme Izraeli s’do zgjidhje diplomatike me Iranin – evropianët takohen me të dërguarin e Teheranit në Gjenevë 30 minuta më parë