Përplasja tragjike e avionit në Kore të Jugut – vetëm dy persona mbijetuan, 179 vdiqën NULL NULL 29.12.2024 14:43 29.12.2024 14:43 Foto nga AFP 179 personat në bordin e avionit të rrëzuar në një aeroport të Koresë së Jugut kanë vdekur. Vetëm dy njerëz arritën të mbijetonin, që të dy anëtarë të ekuipazhit. Kjo do të thotë se të gjithë 175 pasagjerët e aeroplanit u vranë në përplasje, së bashku me katër personel të fluturimit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Moshat e pasagjerëve variojnë nga tre deri në 78 vjeç, por shumica ishin në të 40-at, 50-at dhe 60-at, raporton agjencia e lajmeve koreano-jugore Yonhap. Lidhur me këtë tragjedi, Qeveria e vendit ka shpallur zi kombëtare për shtatë ditët e ardhshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mosmarrëveshjet familjare: Sevdije Krasniqi-Qorri nis betejën për pronë (VIDEO) 18 minuta më parë
Kosova Haga s'ia lejon avokat Artan Qerkinin, Fadil Fazliu insiston përmes letrës drejtuar Gjykatës (VIDEO) 23 minuta më parë