Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përplasja Llalla-Lu në “Washigton Post”

NULL NULL
03.02.2017 10:54

Përplasjet mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan në Tiranë janë pasqyruar edhe në prestigjiozen amerikane “Washington Post”.

“Kryeprokurori shqiptar konfrontohet me ambasadorin amerikan”, është titulli i WP, duke e quajtur tensionin e krijuar një ditë më parë si një konfrontim të ashpër flakë për flakë, shkruan Top Channel.

Lu tha një ditë më parë se gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë nga vendet anëtare të BE-së do të vijnë javën e ardhshme në Shqipëri për të monitoruar procesin e reformës dhe emërimet për institucionet e vettingut.

‘Organet gjyqësore aktualisht janë duke zgjedhur institucionet e tyre ekzekutive. Por partitë opozitare dhe disa shoqata të gjyqtarëve e prokurorëve kanë kontestuar ashpër reformën, duke e vonuar fillimin e saj. BE kërkon rezultate të prekshme para vendosjes së një date për negociatat për anëtarësim. Shqipërisë iu dha statusi i kandidatrit për në BE në vitin 2014.”, thuhet në shkrimin e amerikanes “Washington Post”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.