Përplasja e debatit final: Biden akuzon Trump për llogari bankare të fshehtë në Kinë NULL NULL 23.10.2020 04:48 23.10.2020 04:48 Gjatë debatit të fundit presidencial, ku dy kandidatët presidencialë për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe Joe Biden përballën idetë e tyre në Neshvill, Biden ka akuzuar rivalin e tij se mban llogari bankare të fshehta jashtë SHBA. Kjo pasi Presidenti Donald Trump lëshoi një seri pretendimesh të pabazuara në lidhje me financat personale të Joe Biden, njofton Klan Kosova. Ish-nënkryetari Biden u kundërpërgjigj, duke cituar një histori të fundit të New York Times që zbuloi se Presidenti Trump mban një llogari bankare të padeklaruar më parë në Kinë. “Unë nuk kam marrë asnjë qindarkë nga asnjë burim i huaj në jetën time,” tha Biden. “Ne mësuam që ky President paguan 50-fish taksa në Kinë (më shumë se në SH.B.A.), ka një llogari sekrete bankare me Kinën, bën biznes në Kinë dhe, në fakt thotëë që unë marr para? Unë nuk kam marrë asnjë qindarkë të vetme nga asnjë vend, kurrë. ” Biden më pas foli për taksat e Trump dhe refuzimit të presidentit, për t’i bërë ato publike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.