Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përplaset me strehën e duhanit, godet 13 persona

NULL NULL
25.10.2015 10:35

13 persona janë dërguar në spital, pasi një makinë u përplas me një strehë të duhanit jashtë një klubi të natës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 1 pas mesnate në rrugën John në Porthcawl, ku një Audi A4 u përlas me strehën.

Një djalë 24 vjeçar është arrestuar me dyshimin se ai ishte nën ndikim të alkoolit gjatë vozitjes, ndërsa një femër 18 vjeçare është duke u hetuar. Të dy janë marrë në stacionin e policisë Bridgend, transmeton Klan Kosova.

Në spital janë 10 persona në mes moshave 17 dhe 43 për trajtim me lëndime të këmbëve që nuk janë menduar të jenë të rrezikshme për jetën, ndërsa tre të tjerë janë në departamentin e urgjencës.

Inspektori Andy Valentine ka thënë: “Kjo është deklaruar si një incident i madh në shërbimet e policisë dhe ambulancës në mënyrë që shërbimet të jenë të shpejtë dhe efikas”.

“Të gjitha viktimat, tetë meshkuj dhe pesë femra tani janë duke u trajtuar në spital për lëndimet e tyre”.

Nick Smith, asistent i drejtorit të operacioneve nga shërbimi i ambulancës së Uellsit ka thënë: “Lëndimet ishin të gjitha të gjymtyrëve të poshtme dhe askush nuk është raportuar të jetë në një gjendje kërcenuese për jetën”.

streets

lajme të ngjashme